LAJMI I FUNDIT:

Samsung zbulon specifikat e pajisjes së re Galaxy Fit 3

Samsung zbulon specifikat e pajisjes së re Galaxy Fit 3

Muaj më parë, pajisjes më të fundit të Samsung, Galaxy Fit 3, iu zbuluan specifikimet dhe dizajni i saj.

Madje, ajo u shfaq në një video, duke mos lënë pothuajse asnjë vend për surpriza, ndërsa tani Galaxy Fit 3 është zbuluar zyrtarisht.

Me një trup alumini, Galaxy Fit 3 krenohet me ekranin 45 për qind më të gjerë se paraardhësi i tij.


E mbushur me veçori të shumta, kjo pajisje ndihmon në monitorimin e shëndetit dhe aktivitetit, duke ofruar gjurmimin e gjumit, zbulimin e gërhitjes, monitorimin e nivelit të stresit, gjurmimin e rrahjeve të zemrës dhe më shumë.

Ky gjurmues është i disponueshëm në ngjyrë argjendi, ari rozë, dhe të hirtë, transmeton Telegrafi.

Ju mund ta personalizoni atë duke vendosur në sfond foto tuaja, dhe mund ta përputhni me lehtësi me preferencat tuaja.

Bëhet e ditur se bateria e tij mund të zgjasë deri në 13 ditë me një karikim të vetëm.

Gjithashtu, pajisja inteligjente vjen me opsionin SOS, i cili telefonon shërbimet e urgjencës në rast se keni nevojë për mbështetje mjekësore.

Galaxy Fit 3 është vlerësuar me 5ATM dhe IP68, që do të thotë se është i mbrojtur nga pluhuri dhe uji. Megjithatë, nuk është i përshtatshëm për zhytje ose aktivitete uji me presion të lartë.

Ai do të jetë i disponueshëm nga 23 shkurti në tregje të ndryshme, edhe pse Samsung ende nuk ka zbuluar çmimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Kalo në kategori