Samsung do të kapërcej Galaxy Tab S5, do të lansoj Galaxy Tab S6
Burime të shumëfishta raportojnë se Samsung ka të ngjarë të kapërcejë Galaxy Tab S5 dhe në vend të kësaj të lansoj Galaxy Tab S6, si një produkt tablet anësor.
Para MWC 2019, Samsung prezantoi zyrtarisht Galaxy Tab S5e, por duket sikur versioni jo ‘e’ do të jetë Galaxy Tab S6.
Tableti thuhet se do të shfaqë një ekran 10.5-inç dhe do të mundësohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 855.


Sa i përket një lansimi zyrtar, kjo mund të ndodhë në ngjarjen ‘Unpacked’ të Note10 të 10 gushtit, ose më vonë në IFA 2019. /Telegrafi/






























