LAJMI I FUNDIT:

Samsung sjell përmirësimin softuerik për problemin e sigurisë së gjurmëve të gishtave, në Galaxy S10 dhe Note 10

Samsung sjell përmirësimin softuerik për problemin e sigurisë së gjurmëve të gishtave, në Galaxy S10 dhe Note 10

Lajmet e javës së kaluar njoftuan për problemet me skanerin e gishtërinjve të Samsung në Galaxy S10 dhe sa e lehtë është të mashtroni atë duke përdorur një mbështjellës. 

E gjitha filloi kur telefoni i një gruaje në Sh.B.A u zhbllokua nga gjurmët e gishtit të burrit të saj, i cili madje nuk ishte i regjistruar në pajisje. 


Çështja u përshkallëzua me shpejtësi dhe shumë banka rreshtuan pajisjet në listë të zezë për shkak të problemeve të sigurisë. 

Samsung ka premtuar një rregullim për problemin pasi e pranoi atë javën e kaluar, dhe duket se rregullimi është gati, sipas raporteve. 

Prodhuesi Korean i telefonit tha sot se ka përfunduar azhurnimin e softuerit për të rregulluar problemet e gjurmëve të gishtërinjve në Galaxy S10 dhe Note10.

“Samsung Electronics merr sigurinë e produktit shumë seriozisht dhe do të sigurohet të përmirësojë sigurinë përmes përditësimeve të vazhdueshme për të përmirësuar funksionet e autentifikimit biometrik” – Samsung.

Samsung gjithashtu tha që do të dërgojë njoftime pasi azhurnimi për pajisjet të jetë gati. 

Këshillohet poashtu që të azhurnoni telefonin sa më shpejt pasi që merrni njoftimin, por gjithashtu mund të kontrolloni manualisht për një azhurnim brenda cilësimeve të telefonit tuaj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij

Bashkëthemeluesi i OpenAI thotë se platforma e tij "nuk është në shitje"

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Teknologji
Kalo në kategori