Samsung prezanton zyrtarisht modelin Galaxy J1 Mini

Samsung ka prezantuar modelin e ri të telefonit të saj më të lirë, Samsung Galaxy J1 Mini dhe pajisja tashmë ka debutuar në Filipine.
Samsung Galaxy J1 Mini vjen me një ekran prej 4 inç që ka një rezolucion prej 800 x 400 pikselëve dhe procesorin quad core 1.2GHz.
Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy J1 Mini përfshijnë 768MB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, portin microSD e cila e zgjeron hapësirën deri në 128GB.
Samsung Galaxy J1 Mini vjen me një zgjedhje të një ose dy SIM kartelave, kamerën frontale VGA, kamerën e pasme me 5MP.
Specifikat tjera përfshijnë baterinë me 1500 mAh dhe Android 5.1 Lollipop.
Nga
Telegrafi
09/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































