LAJMI I FUNDIT:

Samsung prezanton Galaxy A9 Pro

Samsung prezanton Galaxy A9 Pro

Për një kohë të gjatë tashmë në internet janë publikuar shumë thashetheme në lidhje me modelin e ri të telefonit të Samsung – Galaxy A9 Pro, ndërsa tani i njëjti është bërë zyrtar dhe është lansuar në Kinë.

Samsung Galaxy A9 Pro vjen me një ekran 6 inçësh dhe rezolucionin e plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve dhe ky model ndaj dizajn të ngjashëm me atë të Galaxy A9.

Karakteristikat tjera të Galaxy A9 Pro përfshijnë procesorin e Qualcomm Snapdragon 652 dhe 4GB RAM, ndërkaq Galaxy A9 vjen me 3GB RAM.


Galaxy A9 Pro gjithashtu ka më shumë memorie sesa A9, dhe sjell 32GB dhe kamerën kryesore me 16MP, si dhe baterinë me 5000 mAh, plus versionin e fundit të sistemit operativ mobile të Google, Android 6.0.1 Marshmallow.

Samsung do ta shesë modelin e ri të Galaxy A9 Pro për rreth 540 dollarë, por ende nuk ka detaje nëse Samsung do të lansojë pajisjen edhe në vende të tjera, përveç Kinës.