LAJMI I FUNDIT:

Samsung po kërkon ndihmë nga studentët për t’i bërë telefonat e ardhshëm Galaxy edhe më të zgjuar

Samsung po kërkon ndihmë nga studentët për t’i bërë telefonat e ardhshëm Galaxy edhe më të zgjuar

Galaxy AI i Samsung do të jetë gjithnjë e më shumë në qendër të pajisjeve nga linja Galaxy S25, si dhe telefonave të rangut të mesëm nga seria A.

Inteligjenca artificial (Al) mund të jetë në gjendje të përsos veten, por kjo kohë nuk ka ardhur ende, pasi ajo ka nevojë për njerëzit që ta zhvillojnë atë tani.

Një raport nga gazeta e përditshme në gjuhën angleze KoreaTimes, thotë se Samsung do të punojë së bashku me Universitetin Kombëtar të Seulit për të zhvilluar teknologjitë e AI dhe për të trajnuar ekspertë të AI.


Fokusi i veçantë do të jetë në përmirësimin e kërkimit për AI në pajisje në pajisjet celulare Galaxy, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Samsung ka nënshkruar një memorandum me Universitetin Kombëtar të Seulit për të krijuar një qendër të përbashkët kërkimore të AI.

Sipas kësaj marrëveshjeje, studiuesit do të bashkohen me studentë nga Kolegji i Inxhinierisë i Universitetit Kombëtar të Seulit në projektet kërkimore të industries që lidhen me teknologjitë më të fundit të AI gjatë tre viteve të ardhshme.

Bashkëpunimi do të synojë në mënyrë specifike zhvillimin e AI në pajisje, e cila lejon funksionet e AI të funksionojnë brenda një pajisjeje pa nevojën për një lidhje interneti, dhe AI ​​multi-modale, e cila përpunon lloje të ndryshme të të dhënave si teksti, imazhet, zëri, dhe video në të njëjtën kohë.

Ndryshe, Samsung ka integruar disa teknologji AI, duke përfshirë Circle to Search, përkthimin në kohë reale dhe Photo Assist, në telefonin e tij më të fundit, serinë Galaxy S24.

Nëpërmjet këtij partneriteti me Universitetin Kombëtar të Seulit, Samsung synon të sigurojë teknologji thelbësore për sektorin e Al në zhvillim të shpejtë dhe të rrisë konkurrencën e tij teknologjike. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Musk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
WhatsApp së shpejti me një veçori për krijimin e karaktereve me AI

WhatsApp së shpejti me një veçori për krijimin e karaktereve me AI

Teknologji
Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Nga 1 janari, WhatsApp nuk funksionon më në këta telefona Android

Teknologji
Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Aplikacionet me të cilat do të gjeni menjëherë titullin e këngës që jeni duke e dëgjuar (Foto)

Teknologji
Poco sjell telefona inteligjentë që ofrojnë shumëçka për pak para

Poco sjell telefona inteligjentë që ofrojnë shumëçka për pak para

Teknologji
Kalo në kategori