LAJMI I FUNDIT:

Samsung Pay arrin 1 milion përdorues!

Samsung Pay arrin 1 milion përdorues!

Vetëm disa muaj pas lansimit, shërbimi i pagesave të Samsung – Pay, në vendin e saj të origjinës, në Korenë e Jugut, ka arritur t’i bëjë më shumë se 1 milionë përdorues.

Samsung gjithashtu zbuloi disa informacione të tjera interesante në lidhje me shërbimin e saj të pagesave mobile.

Për shembull, numri mesatar i pagesave ditore në Korenë e Jugut tashmë ka arritur të shënojë 100.000, ndërsa pagesat kumulative kanë tejkaluar shifrën prej 88 milionë dollarëve, dhe pagesa mesatare ditore tani qëndron në mbi 1.8 milionë dollarë.

Përveç Koresë së Jugut, shërbimi i Samsung – Pay është gjithashtu në dispozicion në SHBA, ku filloi gati një muaj më parë.


Kohët e fundit, kompania njoftoi se të gjithë kompanitë e mëdha mobile në vend tani e mbështesin shërbimin e saj.