LAJMI I FUNDIT:

Samsung parashikon rritje të shitjeve dhe fitimit

Samsung parashikon rritje të shitjeve dhe fitimit

Samsung ka prezantuar udhëzuesin e të ardhurave të saj për TM1 2016, duke parashikuar të ardhurat operative prej 5.7 miliardë dollarëë, që do të shënonte një rritje të fortë prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Samsung ka parashikuar gjithashtu që shitjet e saj të konsoliduara të arrijnë në 42.3 miliardë dollarë, që gjithashtu do të jetë një rritje nga 40.7 miliardë dollarë të cilat kompania i kishte gjeneruar në TM1 2015.

Në çdo rast të dhënë, ne do të shohim nëse parashikimet e Samsung do të dalin të sakta kur kompania të raportojë për tremujorin e parë të 2016, ku do të prezantohen edhe shifrat e shitjes.