Seria e re e telefonave nga Samsung, Galaxy S8 nuk do të ketë portin 3.5mm për dëgjuese, thuhet në një raport të ri.

Në vend të këtij porti do të jetë porti USB Type-C i cili do të duhet të lidhet me një adapter të audios 3.5mm në mënyrë që të mund të përdorni dëgjueset tuaja ekzistuese.


Nëse ju kujtohet, Galaxy Note 7 ishte pajisja e parë e kompanisë që vinte me portin USB Type-C.

Sipas raportit, mungesa e portit 3.5mm do të ndihmojë pajisjen të jetë më e hollë dhe në të njejtën kohë të ketë bateri më të madhe.

Galaxy S8 ka qenë në qendër të shumë spekulimeve kohëve të fundit.

Sipas një prej tyre, thuhet se telefoni do të vijë me altoparlantë stereo të firmës Harman, si dhe do të vijë pa butonin Home që është në planet e Apple poashtu me iPhone 8.