LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson telefonin më të fortë deri më sot!

Samsung lanson telefonin më të fortë deri më sot!

Samsung ka lansuar sot pajisjen e saj më të re, Samsung Galaxy S7 Active. Samsung Galaxy S7 është pasues i fortë i S7, që e bën atë të ketë specifika të ngjashme me paraardhësin e tij. S7 Active ka procesorin Snapdragon 820, së bashku me RAM memorien prej 4GB.

Për më shumë, pajisja vjen edhe me hapësirën e brendshme prej 34GB, microSD kartelën, baterinë me kapacitet rritjeje deri në 4000 mAh dhe ekranin 5.1 inc në Super AMOLED QHD.

Ajo që e dallon këtë pajisje është mundësia për të ruajtur formën në kushtet ekstreme si pluhuri dhe uji. Samsung ka deklaruar se S7 Active mund të qëndrojë nën ujë deri në 30 minuta.


Poashtu, S7 Active ka kaluar testin e ushtrisë amërikane mbi fortësi, duke u ekspozuar në temperaturë ekstreme, kripë, mjegull, lagështi dhe shokues të ndryshëm, që përfshin gjuajtjen e telefonit nga lartësi të ndryshme, deri në 1.2 metra.