Samsung Galaxy S9 shfaqet në video, 95% është ekran (FOTO/VIDEO)

Samsung Galaxy S8 ende nuk është zgjeruar mrië në treg, ndërsa thashethemet dhe konceptet e para të pasaardhësit e tij - Samsung Galaxy S9, janë duke u shfaqur online.
Sipas pamjeve të rrjedhura online shihet se gjenerata e re e telefonit premium të Samsung do të jetë e mahnitshme me 95% të trupit që përbëhet nga ekrani me diagonalen prej 5.8 inç, 4K AMOLED Infinity Display, Snapdragon 845 CPU, dy kamera të pasme me 12MP, 6 dhe 8 GB RAM, dhe kamerën e përparme me 8MP.
"Samsung Galaxy S9 ka një ekran që shkon deri në fund dhe ballina e lartë e pajisjes është shkurtuar në mënyrë drastike, me një kamerë të vogël për selfie dhe mikrofonin poashtu të vogël për të mos zënë vend”, raporton Concept-Phones.
Nga
Telegrafi
05/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































