LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Note 6 vjen në korrik me Android N?

Samsung Galaxy Note 6 vjen në korrik me Android N?

Tashmë janë publikuar një numër i thashethemeve rreth modelit të ri të fabletit të Samsung – Galaxy Note 6.

Por sipas një raporti të fundit tani thuhet se Samsung do të lansojë pajisjen paksa më herët këtë vit.

Ishte thënë se Galaxy Note 6 do të lansohet në korrik dhe pajisja me sa duket do të vijë me versionin e ardhshëm të sistemit operativ mobil të Google, Android N.


Kohët e fundit është thënë se Samsung ka filluar prodhimin e memories së re 256GB UFS, dhe Note 6 pritet të jetë një nga modelet e para që vijnë me 256GB memorie, por fableti gjithashtu mund të vijë me 6GB RAM.

Procesori i fabletit të Samsung pritet të ofrohet në dy variante Exynos 8990 ose Qualcomm Snapdragon 820.

Për fat të keq nuk ka shumë detaje të tjera në lidhje me Note 6, por sa më parë që ato të dihen do të ju mbajmë të informuar.