LAJMI I FUNDIT:

Samsung Chromebook 2 shtyhet deri në fund të majit

Samsung Chromebook 2 shtyhet deri në fund të majit

Të gjithë ata që tashmë e kanë porositur laptopin e ri të Samsung Chromebook 2, duhet të prisnin deri më 28 prill, për ta marrë laptopin e tyre të ri.

Mirëpo, Samsung tani ka njoftuar se modeli i ri i laptopit të saj do të vonohet deri në fund të muajit maj.

Samsung Chromebook 2 vjen në dy versione: njërin me ekranin me diagonalen prej 11.6-inç dhe tjetrin me 13.3-inç.

Të dy modelet mbështeten nga procesori i Samsung Exynos 5 Octa ARM, ndërsa kanë edhe 4GB RAM, 16GB memorie të brendshme dhe deri në 8 orë jetëgjatësi të baterisë.


Modeli me ekranin prej 11.6-inç do të shitet për 319.99 dollarë, ndërsa version me 13.3 inç do të shitet me pakicë për 399.99 dollarë. / Telegrafi /