Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se edhe pse tani është vonë për t’u ndërmarrë çfarëdo hapi për të ndryshuar vendimin e shteteve anëtare, të dyja palët duhet të shfrytëzojnë periudhën e ardhshme për të ndërtuar dialogun në bazë të propozimit të fundit të ndërmjetësit Matthew Nimetz, raporton Alsat-M. Sipas Osmanit, BDI-ja është angazhuar me të gjitha kapacitetet për të ndikuar në zgjidhjen e çështjes së emrit, e cila sipas tij është pengesa kryesore që bllokon vendin në rrugën e saj euro-atlantike. /Telegrafi/