LAJMI I FUNDIT:

Samiti i G-20 hapet me thirrje për më shumë vaksina në vendet e varfra

Samiti i G-20 hapet me thirrje për më shumë vaksina në vendet e varfra

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, bëri thirrje të mprehtë për të rritur ritmin e vaksinave në vendet e varfra, derisa hapi një konferencë të ekonomive të fuqisë botërore, duke e quajtur këtë boshllëk vaksinash si “të papranueshme”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Draghi, nikoqiri i samitit dy-ditor të G-20 në Romë, tha të shtunën se vetëm 3 për qind e njerëzve në vendet më të varfra të botës janë vaksinuar, derisa 70 për qind në vendet e pasura janë vaksinuar me së paku një dozë.

Ndryshimet klimatike, vaksinat, rimëkëmbja, taksat ndërkombëtare janë të gjitha temat që do të diskutohen nga liderët që po mbajnë samitin e tyre të parë ballë për ballë që kur shpërtheu pandemia.


Sesioni i hapjes të së shtunës u fokusua në shëndetin global dhe ekonominë. Vendet e pasura kanë përdorur vaksina dhe shpenzime stimuluese për të rifilluar aktivitetin ekonomik, duke lënë rrezikun që vendet në zhvillim që përbëjnë pjesën më të madhe të rritjes globale të mbeten prapa për shkak të vaksinimeve të ulëta dhe vështirësive financiare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
Erdogan:

Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë

Turqia
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza

Azia
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja

Evropa
Kalo në kategori