Samir Krasniqi, president i Odës Ekonomike gjermano-kosovare

Besimi për ta drejtuar këtë institucion i është dhënë Samir Krasniqit, drejtorit gjeneral të Kompanisë gjermane “Xella Kosova”. Ndërsa, zëvendës u zgjodh Olaf Steinhilb nga Kompania “Germanwings”.
Krasniqi në fjalën e tij potencoi nevojën e madhe që ka Kosova dhe ekonomia e saj për thithjen e investimeve gjermane, si dhe të atyre nga diaspora, sikur edhe nevojën e firmave kosovare për depërtim në tregun gjerman.
Në bord si përgjegjës për financa u emërua Ilir Aliu, i cili aktualisht mbanë postin e drejtorit gjeneral të ProCredit Bankës në Kosovë. Anëtarë të tjerë të Bordit janë: Bashkim Malushaj nga kompania “Evroenerigie”, Nora Vllahiu nga kompania “Kosova Airlines”, Sylejman Berisha - përfaqësues i kompanisë “Knauf”, si dhe Korab Syla nga kompania projektuese Inxhinierike “Smart Project”. /Telegrafi/





















































