LAJMI I FUNDIT:

Sami Sermaxhaj, trajner i ri i Prishtinës

Sami Sermaxhaj, trajner i ri i Prishtinës

Sami Sermaxhaj është trajner i ri i Prishtinës. Bardhekaltrit kanë arritur marrëveshje me trajnerin e deritashëm të KEK-ut.

Prishtinasit u ndanë me Ramiz Krasniqin dje, ndërsa nga nesër, ekipin në dorë do ta marrë Sermaxhaj, kur edhe do të prezantohet zyrtarisht në konferencë për shtyp.

Sermaxhaj kishte punuar edhe në të kaluarën tek Prishtina, po vetëm si ndihmës trajner. Kjo do të jetë përvoja e tij e parë si trajner i parë. /Zëri/