LAJMI I FUNDIT:

Sami Sermaxhaj merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës për femra

Sami Sermaxhaj merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës për femra

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Sami Sermaxhaj është emëruar përzgjedhës i ri i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore të këtij muaji dhe muajit tjetër do t’i shërbejnë për përgatitjen e ekipit dhe përzgjedhjen e lojtareve më në formë, shkruan FFK.

Anneli Andersen është larguar nga drejtimi i Kombëtares së Kosovës pas eliminatoreve zhgënjyese për Euro 2025.


Nën drejtimin e Sermaxhajt, Kombëtarja do të zhvillojë grumbullim treditor duke nisur nga nesër në Hajvali, ku do të zhvillojë edhe ndeshje testuese me Kombëtaren U19, teksa muajin e ardhshëm do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar në Kairo.

Stërvitja e parë e Kombëtares së Kosovës zhvillohet, të martën, në orën 11:30 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori