Aktorja meksikane-amerikane Salma Hayek, 58 vjeçe, ka habitur fansat duke zbuluar se stërvitet vetëm katër herë në vit, pavarësisht fizikut të saj të tonifikuar dhe energjisë rinore.
Në një intervistë për Marie Claire, Hayek u shfaq mahnitëse në një trup dantelle, duke demonstruar fleksibilitetin e saj natyral dhe duke treguar se ruajtja e formës për të nuk varet nga palestra.
“Katër herë në vit vendos muzikë dhe eci në rutinen time. Mos më kërkoni të vrapoj; gjinjtë e mi nuk janë bërë për këtë”, u shpreh aktorja me humor, duke shtuar se e pëlqen trupin e saj të tanishëm dhe nuk dëshiron të ndryshojë, shkruan DailyMail.
Megjithatë, ajo pranoi se ende ka nostalgji për trupin që kishte në moshën 25-vjeçare.
Pavarësisht se dikur ishte e njohur si një ikonë seksi, Hayek theksoi se mosha i ka dhënë mundësinë të shtrihet në role të tjera dhe të mos kufizohet vetëm nga pamja e saj.
“Ishte një kohë kur unë isha vajza seksi, por falë Zotit, mosha më lejoi të zgjerohem në territore të tjera. Edhe pse jam ende seksi dhe e përqafoj këtë fakt”, tha ajo.
Aktorja, e cila vazhdon të jetë aktive në kinematografi dhe prodhim filmash, e sheh plakjen si një proces ndryshe nga sa e kishte imagjinuar.
“Mendova se me kalimin e moshës do të ndalesha së punuari ose nuk do të isha më e dashuruar, por e kundërta ka ndodhur”, tha ajo, duke iu referuar martesës së saj me miliarderin François-Henri Pinault.
Salma Hayek mbetet një simbol force, bukurie dhe suksesi, duke dëshmuar se mosha nuk është një pengesë për të ndjekur ëndrrat dhe për të ruajtur një qëndrim pozitiv ndaj jetës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore