Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.
Berisha ka sqaruar në emisionin “Opinion” në Tv Klan se pse nuk është thirrur asnjëherë nga prokuroria apo gjykata për të dëshmuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Berisha u shpreh se në momentin e ngjarjes, ai ka qenë në zyrë dhe nuk ishte dëshmitar okular i vrasjes së Hajdarit.
Ai tha se nuk është thirrur asnjëherë as në Gjykatë, as në prokurori, për të dëshmuar për vrasjen e Hajdarit.
I pyetur nga gazetari Fevziu se “përse është folur që ju jeni ftuar 50 herë nga gjykata dhe s’jeni paraqitur. Ju nuk keni marrë asnjë fletëthirrje?”, Berisha thotë se “në mënyrë absolute nuk kam marrë kurrë në jetën time fletëthirrje”.
“Nuk ka një media që të ketë botuar që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë. Fatos Klosi dhe ish-bashkëpunëtori i sigurimit të shtetit Arben Rakipi, bënin lojë dhe bënin skupe sepse thërrisnin, por s’më thërrisnin dot. Pse s’më thërrisnin dot. Për dy fakte sepse unë do t’u bëja pretencë politike atyre dhe unë nuk kisha dëshmitar okular o zotëri. Unë kisha qenë në zyrë dhe çfarë do të dëshmoja unë nuk merrte dot fuqinë e një prove pa u verifikuar. Së treti, vetëm në harkun kohor 12 orë atë ditë kam bërë 3 konferenca shtypi pa llogaritur edhe konferencat e përditshme. Pra unë Sali Berisha nuk kam vajtur, kam denoncuar publikisht çdo të dhënë që ka ardhur, kam denoncuar vrasjen shtetërore”,tha ai.
Ish-kreu i qeverisë u shpreh se ka zhvilluar asokohe me dhjetëra konferenca ku ka denoncuar fakte në lidhje me atë që e quan si vrasje shtetërore.
I pyetur nga gazetari Fevziu se “si shpjegohet që Azem Hajdari doli nga selia dhe eci në këmbë në një drejtim të panjohur, kur ai nuk lëvizte nga makina? Dhe nga Rogneri makina afrohej në derë për ta marrë. Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin?”
“Në pritë po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi.Ishte kurth…”, tha Berisha
“Në deklaratën time është thënë personi i cili më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vrara Azem Hajdarin. Jo më i thashë, çfarë flet. Ishte i shfazuar… Sepse kështu më ndodhi tha, më mori në telefon filani më tha thuaji Azemit që është një makinë, diku aty. Po mirë i thashë unë, nuk ke vrarë ti… ai ishte i tronditur. Ky ishte një militant i PD. Aty kuptova, që kurthin e tillë e organizoi, e serviri Shërbimi. Kishte një radio të Shërbimit Informativ, në makinën nga e cila dolën vrasësit”, tha Berisha. /tvklan.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja