LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha thotë se Fadil Hoxha ishte tradhtar si Enver Hoxha

Sali Berisha thotë se Fadil Hoxha ishte tradhtar si Enver Hoxha

Ish-kryeministri dhe ish- presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ka kujtuar deklaratat e ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, për Kosovën.

“A e dinë qytetarët e Kosovës, që nuk guxonte, kush gjer pas viteve ‘80, të shqipëronte fjalën Tivar në Shqipëri”, ka pyetur Berisha në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“A e dinë qytetarët e Kosovës që Enver Hoxha, në vitin 1982, jo në ‘46-tën, se aty e thotë haptas, ka thënë ‘bëmë mirë që e lamë Kosovën nën sundimin e Jugosllavisë’?”, ka shtuar ai.


Sipas Berishës, edhe udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës e tradhtuan vendin.

“Çfarë bëri Rrahman Morina më shumë? A s’qe përcjellës i interesave tërësore të Beogradit, në kundërshtim me interesin mbarëpopullor të Prishtinës?”, ka pyetur ai.

“Çfarë bëri Fadil Hoxha? Më vjen keq, se duan ta paraqesin me reputacion. Ai është një tradhtar, njëlloj si Enver Hoxha”, është shprehur Berisha.

“Fadil Hoxha, në Prizren, me urdhër të (Aleksandar) Rankoviqit, mblodhi këshillin dhe hodhi poshtë Konferencën e Bujanit, rezolutën e Konferencës së Bujanit”, ka kujtuar Berisha.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori