LAJMI I FUNDIT:

Në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Sali Berisha publikon fotografi të rrallë me Ibrahim Rugovën

Në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Sali Berisha publikon fotografi të rrallë me Ibrahim Rugovën

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, ka publikuar një fotografi të rrallë në rrjetin social “Facebook”.

Berisha ka publikuar një fotografi nga festimi i 80 vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në atë foto ku Berisha është duke mbajtur fjalim,  shihet edhe presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.


Aty shihen edhe kryeministrat Aleksander Meksi dhe Bujar Bokshi.

Fotografia është realizuar në Vlorë.

“Me Presidentin Ibrahim Rugova, Kryetarin e Parlamentit Pjeter Arbnori, Kryeministrat Aleksandër Meksi dhe Bujar Bukoshi në Vlorë në 80 vjetorin e Pavarësisë”, ka shkruar Berisha në Facebook.