Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi ka përmendur katër arsyet përse qytetarët duhet t’i bashkohen në protestën e thirrur për sot kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”.
Berisha ka thënë se njëra prej arsyeve është se Vuçiqi është ministër i Milloshevqiit dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve..
Arsye tjetër për të cilën Berisha ka thënë se duhet protestuar është se Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiqi është njëri nga përgjegjësit kryesor dhe ai nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e të bashkëpunohet me të.
Ish-kryeministri ka theksuar se kryeministri Edi Rama është shndërruar në kukull të Vuçiqit.
Këto janë katër arsyet e përmendura nga ish-kryeministri Berisha:
1. Vuçiq është ministër i Milloshevicit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjek politikën e shefit të tij!
2. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë se Madhe andaj nuk duhet lejuar assesi që të konkretizohet!
3. Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiqit, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë.
4. Kosova ka akoma plagë të hapura për të cilat Vuçiq është nga përgjegjësit kryesor. Përveç kësaj, ai edhe mohon krimet, masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në luftë, andaj nuk është i denjë që të pritet në Tiranë e aq më pak që të bashkëpunohet me të.
Berisha kishte njoftuar dy ditë më parë këtë protestë, siç e ka quajtur ai, në mbrojtje të interesit kombëtar.
Të hënën dhe të martën, udhëheqësit e tri vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që për synim thuhet ka lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë