Disa njerëz janë të gatshëm të bëjnë gjëra të pazakonta sepse nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre fizike. Përdoruesja e TikTok, Skye Wheatley, i befasoi ndjekësit duke treguar se i vizaton flokët, pasi është e bindur se ka një ballë të madh.
Fillimisht, ajo vizatoi një vijë me një laps vetullash dhe pastaj e “mbushi” ballin duke përdorur brushë. Më pas ajo e konturoi dhe i lidhi flokët.
Një numër i madh i përdoruesve kanë shkruar në komente se nuk është vënë re fare që ajo ka përdorur këtë metodë.
@skye.wheatley.waugh I really want to get my hairline brought forward because wow 😂🥲💔
“Të lutem, xhiroje tutorialin në mënyrë më të detajuar. Më intereson të di saktësisht se cilat produkte i ke përdorur”, ka shkruar një vajzë.
Videoja në profilin e saj është shikuar mbi tre milionë herë, derisa shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar Skye duke i thënë se është natyralisht e bukur dhe se nuk ka nevojë për gjëra të tilla. /Telegrafi/