“Dorëzoj mandatin e deputetit deri kur të zbardhet e vërteta e plotë”, deklaroi Tahiri. Ai ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë.
“Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top tu bëhet unë këtu jam e do ua dal”, tha Tahiri në konferencën për mediat.
“Njëri vinte më sugjeronte thuaj ‘nuk isha unë, po Edi Rama koka e trafikut të dorgës’ e kështu shpëtoja nga të gjitha. Tjetri thoshte mos të flisja se nuk është punë pasioni e nerva po llogarish. Unë heshta e pazarxhinjtë dolën në treg, nuk më kanë njohur aq sa ta kuptonin se nuk ka qenë se nuk e dija po nuk doja që armiqtë, hajdutët e pazarxhinjtë t’i mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as nuk ka asnjë lloj privilegji të më bëjë të ndryshojë mendje dhe sot.
Akuzat për policinë pasardhësi im ia kaloj dhe Saliut dhe Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbsur për fushat që dolën me hashash”, tha Tahiri.
Kush heshtjen time e ka marrë për dobësi tha Tahiri, nuk më keni njohur. Ai thotë se drejtësisë ia hodhën duke bërë harbutin e duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë.
“Unë rroj e do përballem me drejtësinë dhe për këtë akuzë që më është bërë. Këta të mjerë që sot shqiptarët i tregojnë gishtin për hajduta si ia bëjnë? Si ia hodhën drejtësisë xhanëm? Duke bërë harbutin ia hodhën drejtësisë, duke akuzuar të tjerët për gjëra që kanë bërë vetë. Me këto kanë blerë rehatin, drejtësinë e kështu rrojnë, duke blerë kundërshtarin në Parlament ia hodhën, duke blerë heshtjen në pazarin e madh të bodrumeve të Parlamentit ku njëri bie dakord me tjetrin mos ti përmendë të shkuarën dhe tjetri të tashmen”, tha Tahiri më tej.
“Kush heshtjen time e ka marrë për dobësi, nuk më paskeni njohur fare. Unë as nuk jam dorëzuar dhe as kam ndërmend ta bëj. Drejtohem kolegëve të mi, në grupin parlamentar që së pari i falenderoj për durimin dhe mirëkuptimin nga një kusur që s’ma kishte njeri borxh, po nëse ka dhe një koleg të vetëm që me fjalë dykuptimshme apo mërmëritje nën zë të drejtoj gishtin te unë më e pakta e ka gabim. Po pres drejtësinë dhe pak durim duhet nga të gjithë”, vijon ish ministri Tahiri. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Raporti i KE-së: 10 për qind e qytetarëve të Tiranës ndihen të vetmuar, nën mesataren evropiane
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren – kërkohet paraburgim për të arrestuarin
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite