LAJMI I FUNDIT:

Sahiti: Kosova ka nevojë për një trajner të huaj

Sahiti: Kosova ka nevojë për një trajner të huaj

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Muharrem Sahiti, ishte në një lidhe të drejtpërdrejtë me emisionin ‘Zona Gol’ në Supersport, ku komentoi situatën aktuale të skuadrës dhe pritshmëritë për të ardhmen.

“Mendoj se kemi bërë një fushatë eliminatore shumë të mirë, përtej pritshmërive tona”.


“Vërtet na kanë munguar rezultatet, por loja e skuadrës ka qenë e admirueshme. Ne kemi stimuluar lojën sulmuese të skuadrës, por kemi shumë mangësi në mbrojtje”, ka thënë ai, citon TCH.

Vokrri: Nuk ka emra konkretë për detyrën e trajnerit, me Matthaus kam pasur një bisedë miqësore (Video)
Lexo po ashtu Vokrri: Nuk ka emra konkretë për detyrën e trajnerit, me Matthaus kam pasur një bisedë miqësore (Video)

Sahiti komentoi edhe çështjen e trajnerit të ardhshëm, duke thënë se është kompetencë e kreut të FFK-së, Fadil Vokrri, por sugjeroi një emër të huaj për postin e përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës.

“Sa i përket trajnerit, ajo është zgjedhje e presidentit, i cili besoj se do të bëjë zgjedhjen e duhur”.

“Unë mendoj se është e nevojshme për një trajner të huaj, ashtu siç po bën edhe Shqipëria, pasi vërtet kemi nevojë për një trajner të huaj”.

“E përjashtoj veten nga drejtimi i skuadrës, por do vazhdoj të jem pjesë e stafit teknik. Mendoj se një trajner i huaj bën mirë, ndërsa kontributi im do të jetë në stafin teknik”, është shprehur Sahiti.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori