Skender Sadiku, Zëvendës kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, ka thënë që duhet të mbrohet e drejta e lëvizjes së lirë e qytetarëve.

Por, sipas tij me ngulm të mbrohet edhe partneriteti me aleatët ndërkombëtar.


“Sot do ta jap një kënd nga këndi i qytetarëve, duhet të themi që duhet ta mbrojmë një të drejtë universale të drejten e lëvizjes së lirë të qytetarëve por, me më ngulm duhet ta mbrojmë partneritetin me miqtë ndërkombëtarë, mos të bëhemi bukëpërmbys dhe ti harrojmë miqtë, por duhet të krijojmë miqësi edhe me armiqtë tjerë,” ka thënë Sadiku në RTVD.

Sipas tij Ura e Ibrit duhet hapur, teksa shton se KFOR-it dhe Bashkësisë Ndërkombëtare iu kemi borxh pasi kanë qenë gjithmonë të gatshëm në faza të ndryshme kritike.

“Duhet të hapet ura në këtë kënd, ne duhet që të kemi kujdes se kemi të bëjmë me qytetarët dhe bëjë apel që të ruajnë edhe ata që po na ruajnë neve, KFORI e Bashkësia Ndërkombëtare që iu kemi borxh shumë, që na janë gjind në fazën kritike, por duhet ti bindim edhe bashkëqytetarët serb,” shtoi Sadiku.

Sadiku poashtu shtoi se me hapjen e Urës, “të hapen edhe etnitë dhe të çohet një mësazh i kjartë që interesi i përgjithshëm qytetar dhe civilizues është që të hapet ura dhe duhet ti ruajmë miqësitë.”