Armando Sadiku ka shënuar edhe një gol në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka vazhduar me gola të skuadra e tij e re, Lugano.


Sadiku ka arritur të shënoj pas vetëm pesë minutash lojë në ndeshjen ndaj Lausanne.

Ky gol doli të jetë shumë i vlefshëm për skuadrën e tij, pasi në fund fituan me rezultat përfundimtar 2-1.

Ky ishte goli i katërt i Sadikut që kur erdhi në janar te Lugano. /Telegrafi/

telegrafi sport app