LAJMI I FUNDIT:

Sada: Viktimat e dhunës seksuale ende ndjehen të paragjykuara

Sada: Viktimat e dhunës seksuale ende ndjehen të paragjykuara

Drejtoresha ekzekutive e organizatës “Medica Gjakova”, Mirlinda Sada ka deklaruar se shumica e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë janë të stigmatizuara nga shoqëria.

Ajo në emisionin “Përballje” me Muhamet Hajrullahun që transmetohet në RTV Dukagjini ka thënë se rastet janë të vështira dhe viktimat nuk dallojnë nëse vijnë nga fshati apo qyteti.

Sada thotë se është problematike afati i caktuar prej 5 vjetësh, për të kryer aplikimin nga viktimat.


“Kufizimi prej 5 vjetësh është pak problematik”.

Drejtoresha e institucionit që pranon aplikacione dhe merret me trajtimin e viktimave të dhunimit seksual, thotë se për shkak të procesit të vështirë, ka raste kur duhen dy vite të kompletohet rrëfimi apo dëshmia e viktimave.

“Është proces shumë traumatik, ne si psikologe e kemi të vështirë t’i detyrojmë të na rrëfejnë detajet, prandaj ndodhë që dëshmia të kompletohet pjesë pjesë dhe periudha shkon deri në dy vjet”.

Ajo thotë se shpesh personeli që pranon aplikacionet po ndihen si të jenë në rolin e hetuesit.

“Është një qasje ndryshe te plotësimi i aplikacionit, për dallim nga rrëfimet e tyre kur kanë qenë në proces të rehabilitimit të seancave psiko-sociale”.

Sada thotë se është evidente që shumë viktima për shkak të paragjykimeve sociale kanë hezituar të aplikojnë për statusin e viktimës seksuale.

“Duhet të thyejmë stigmën në shoqërinë tonë. Ka shumë viktima që ende hezitojnë të deklarohen për dhunën ndaj tyre”, deklaroi Mirlinda Sada./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori