Sa vjet i keni? Mjekët zbulojnë saktësisht se në çfarë rreziku jeni nga simptomat e rënda të coronavirusit

Edhe pse coronavirusi te më shumë se 80 për qind e njerëzve kalon pa simptoma të rënda, SARS-CoV-2 megjithatë ka treguar që është mjaft serioz që të përfundoni në spital, mirëpo te disa edhe që të luftojnë për jetën
Më shumë se dyqind mijë njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga pasojat e coronavirusit, mirëpo shtrohet pyetja cilët janë ata njerëz të cilët me siguri do të zhvillojnë simptoma më të rënda, madje edhe të vdesin.
Dr. Sarah Jarvis, në tekstin për Patient Access, thekson që është me rëndësi të keni parasysh që shumica e njerëzve më parë do të shërohen sesa do të vdesin, shkruan Express, përcjell Telegrafi.
– Analizat nga statistikat e ndryshme të 37 shteteve sugjerojnë që madje edhe ndër njerëzit me pasqyrën më të rëndë klinike raporti i vdekshmërisë është rreth 1,4 për qind, pra 1 në 300 te njerëzit më të rinj se 60 vjeç, 1 në 15 ndër personat më të moshuar se 60 vjeç dhe 1 në 7 ndër personat më të moshuar se 80 vjeç.
Në publikim janë theksuar edhe statistikat e njerëzve të cilët kanë zhvilluar pasqyrë më të rëndë klinike, e cila ka kërkuar kujdes intensiv.
Nën moshën 40 vjeç – 5 për qind;
40 deri 49 vjeç – 6,3 për qind;
50 deri 59 vjeç – 12,2 për qind;
60 deri 69 vjeç – 27,4 për qind;
70 deri 79 vjeç – 43,2 për qind;
Mbi 80 vjeç – 70,9 për qind.
Pra, sa do të duhej të jeni të brengosur?
Dr. Jarvis këshillon që së paku katër nga pesë njerëz do të kenë pasqyrë të butë klinike të sëmundjes dhe që do të shërohen në afatin prej 2 javësh.
– Mirëpo, madje edhe pse jeni të rinj dhe të shëndetshëm nuk duhet të mendoni që nuk jeni në rrezik – ka theksuar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame