Punët e shtëpisë janë diçka që pothuajse nuk kryhen asnjëherë.
Megjithatë, të gjitha ato e kanë një kohë të caktuar se sa shpesh duhet t’i kryeni, transmeton Telegrafi.
Pastrimi i mikrovalës – çdo javë
Ekspertët thonë se mikrovalën duhet ta pastroni të paktën një herë në javë.
Këtë mund ta bëni duke e futur në mikrovalë një gotë të mbushur me ujë, uthull dhe limon, dhe pastaj duke e vluar përbërjen derisa të avullohet xhami i mikrovalës.
Pastrimi i çarçafëve – çdo javë
Djersa, ndyrësirat dhe pluhuri mund të akumulohen shumë shpejt, e posaçërisht kur i shpenzoni tetë orë gjumë në to.
Çarçafët duhet të pastrohen çdo javë me ujë të nxehtë në mënyrë që t’i mbytni të gjitha bakteret.
Pastrimi i jastëkëve – çdo sezon
Megjithëse këllëfët e jastëkëve e vendosin një barrierë mes juve dhe jastëkëve, ata prapëseprapë akumulojnë djersë, pështymë dhe lëngje tjera trupore.
Prandaj, është e rëndësishme që çdo sezon t’i pastroni jastëkët.
Pastrimi i frigoriferëve – çdo dy javë
Për të shmangur mykun e ushqimit (dhe për të mos harruar se çfarë mbani aty), është e rëndësishme që frigoriferit t’ia dhuroni vëmendjen që e meriton.
Frigoriferët po ashtu ndytën nga derdhjet e ndryshme, grimcat ushqimore, por edhe nga pluhuri.
Pastrimi i furrës – çdo 4 deri 6 muaj
Yndyra dhe gjërat tjera që akumulohen përgjatë kohës ndikojnë që furra të shfrytëzojë më shumë energji kur ndizet, e kjo përkthehet në faturë më të lartë të rrymës.
Veç kësaj, mos pastrimi i saj e prishë edhe shijen e ushqimit.
Pastrimi i peshqirëve – pas çdo 3 apo 4 përdorimeve
Pasi të thahet, është mirë ta lini peshqirin në një vend të ventiluar mirë.
Kjo i mban bakteret larg për disa përdorime – por pastaj është koha për ta pastruar atë!
Pastrimi i tualetit – çdo javë
Vlerësohet se janë 50 baktere për çdo inç katror në ulëse të tualetit.
Për ta pastruar rrënjësisht tualetin, ekspertët thonë se duhet ta ndalni ujin e tualetit dhe ta zbrazni krejtësisht mbajtësin e ujit.
Pastaj me detergjentët e duhur ta pastroni mirë rrënjësisht. /Telegrafi/