Disa ditë ndjeheni sikur jeni vazhdimisht të detyruar të shkoni në tualet për t’u liruar; ditëve të tjera, mund të kalojnë orë të tëra pa e ndjerë nevojën për të urinuar. Pra çfarë do të thotë kjo?
Sa shpesh duhet të urinoni dhe më e rëndësishmja: A keni nevojë të shqetësoheni nëse jeni duke urinuar shumë shpesh (ose shumë pak)?
Ajo që konsiderohet “normale” mund të ndryshojë nga personi në person. Por, mesatarisht njerëzit shkojnë në tualet rreth gjashtë deri në shtatë herë në ditë, transmeton Telegrafi.
Se sa shpesh e vizitoni tualetin ndërlidhet me një sërë faktorësh të ndryshëm, siç është marrja e lëngjeve – mesatarisht duhet të konsumojmë deri në 6 gota ujë – sa madhësia e fshikëzës tuaj. Për shembull nëse keni një fshikëz më të vogël, ju duhet të urinoni më shpesh sesa dikush me një rezervar më të madh.
Çështja është sa shumë kafeinë merrni – kafeina është diuretike, që do të thotë ju bën të urinoni më shpesh. Prija e duhanit është gjithashtu njëri nga faktorët, pasi ai mund të irritojë fshikëzën. Lëngjet me përbërje të madhe të sheqerit si dhe konsumi i madh i kripës mund t’ju bëjë që të urinoni më shpesh, thonë ekspertët.
E kundërta mund të ndodhë kur të rritet niveli i aktivitetit dhe djersiteni më shumë. Pra, nëse ju jeni djersitur më shumë dhe jeni duke urinuar më pak, kjo ndodhë sepse jeni duke nxjerrë jashtë ujin në mënyra të tjera.

A duhet të brengosemi nëse urinojmë shpesh (ose jo shpesh)?
Nëse ndodh që të shkoni më shpesh në tualet se zakonisht dhe keni dhembje ose djegie kur urinoni, mund të keni infeksion të fshikëzës, siç është infeksioni i traktit urinar, që është e zakonshme te gratë e reja. Duhet patjetër të vizitoni doktorin dhe të keni nevojë për antibiotik për ta trajtuar problemin.
Duhet të shihni doktorin nëse rrjedhja e urinimit ka ndryshuar, keni parë se keni gjak në urinë, keni nevojë për shtyrje gjatë urinimit ose nëse duhet të urinoni disa herë brenda natë.
Për ju të cilët nuk urinoni shpesh- ndalojeni sa më parë këtë. Duke mbajtur urinën, në fakt mund t’i dëmtoni muskujt e fshikëzës, duke bërë që të mos të mund të lironi të gjithë sasinë e urinës.
Për më tepër, mos urinimi mund të rrisë rrezikun e infeksionit pasi që urina ka shumë bakterie që mund të shumohen kur mbahen në fshikëz në mënyrë rutinore për periudha të gjata kohore. Rekomandohet që t’i shmangeni mbajtjes së urinës për më shumë se katër orë në ditë – natën është një histori tjetër pasi që ne kemi një hormon që mbyll veshkat gjatë natës, të cilat prodhojnë urinë, përderisa flemë.
Nëse urinimi i shpeshtë ndalon dhe jeni të shqetësuar shumë, është koha të kontrolloni çfarë është duke ndodhur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?