Do të befasoheni kur të dëgjoni sa të ardhura realizojnë Kate Middleton dhe Princit William...

Shumë besojnë se Kate Middleton rigjallëroi familjen mbretërore, mu ashtu siç bëri dikur vjehrra e saj Lady Diana. Ajo i solli asaj popullaritet të ri, por edhe besim se familja do të vazhdonte dhe monarkia do të mbijetonte.


A merr princesha e Uellsit një “rrogë” adekuate për punën fantastike që bën?

Kur familja mbretërore britanike publikoi raportin vjetor Integral të Dukatit të Cornwall-it, u zbuluan edhe pasqyrat financiare të Princit William dhe Kate Middleton.

Nga marsi 2023 deri në mars 2024, dukati i tyre fitoi rreth 23.6 milionë funte që është më shumë se 30 milionë dollarë.

Pra, edhe pse Kate Middleton dhe Princi William nuk marrin paga reale për rolet e tyre mbretërore, Dukati i Cornwall-it paguan të gjitha shpenzimet e tyre.

Kështu që, si Princi i Uellsit, William mund t'i përdorë këto para për të financuar "aktivitete publike, bamirësie dhe private" si dhe familjen e tij.

Ndërkohë që vlera e pasurisë, të luajtshme dhe të paluajtshme, mbetet e panjohur për publikun, vlerësohet se Kate “vlen” rreth 10 milionë dollarë, ndërsa bashkëshorti i saj, William, 100 milionë, transmeton Telegrafi.

17106885511426

Dukati i Cornwall-it u krijua nga Mbreti Eduard III në 1337 dhe përfshin tokë, ferma dhe resurse të tjera në Angli dhe Uells.

Uebfaqja zyrtare e thotë: "Karta përcaktonte që çdo Dukë i ardhshëm i Cornwall-it do të ishte djali më i madh i mbijetuar i monarkut dhe trashëgimtari i fronit." Kështu të ardhurat nga pasuria i paguhen Princit të Uellsit, Dukës së Cornwall-it. Sot është Princi William.

Sipas faqes zyrtare të Dukatit: "Dukati përfshin afërsisht 52,449 hektarë tokë në 20 qarqe, kryesisht në Anglinë Jugperëndimore. Aktiviteti kryesor i Dukatit është menaxhimi i qëndrueshëm tregtar i tokës dhe i pasurive të paluajtshme. Dukati ka gjithashtu një portofol investimesh financiare."

Anëtarët e familjes mbretërore kanë përgjegjësi të ndryshme, detyrime për t'u paraqitur në publik dhe janë patronët e shoqatave të ndryshme bamirëse, organizatave sportive dhe komuniteteve shoqërore.

How Much Do the Royal Family Me

Më e vlefshme vitin e kaluar ishte Princesha Anne, motra e mbretit Charles, e cila kishte 457 angazhime për Shtëpinë e Windsor në 365 ditë. Mbreti Charles ishte menjëherë pas motrës së tij me 425.

Princi William dhe Kate Middleton kaluan më pak ditë si "anëtarë pune" të familjes mbretërore. Ndërsa i treti në listë ishte Princi Eduard (297), i ndjekur nga Camilla Parker Bowles (233), pastaj Sophie, Dukesha e Edinburgut (219) dhe Princi Richard (172), Princi William pati 172 paraqitje dhe Kate Middleton 128.

Si çifti mbretëror më i njohur, ata ka të ngjarë të kenë shumë mundësi për t'u fokusuar më shumë në punën e tyre, me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, prioritet tani. Për Kate Middleton, fokusi kryesor këtë vit ishte beteja me kancerin, ndërsa Princi William gjithashtu reduktoi paraqitjet e tij publike për të mbështetur gruan e tij.

Kujtojmë se Kate vjen nga një familje e pasur ku ajo vetë ka punuar përpara se të martohej me William. Ajo ka një diplomë në histori arti dhe është fotografe amatore. /Telegrafi/