Besa Osmani-Haliti, udhëheqëse e Departamentit të Marketingut në Meridian Express, ndau përvojën e saj 12-vjeçare në kompani, duke theksuar angazhimin vizionar të kompanisë ndaj përgjegjësisë sociale të korporatës (CSR), mirëqenies së punonjësve dhe fuqizimit të grave në vendin e punës.
Haliti tregon se disa nga benefitet e punonjëseve në kompani janë: sigurimi shëndetësor, trajnimet profesionale, programi ndërkombëtar për retail për “Certifikimin e Menaxhereve” në market.

Tek pjesa e listimit të përfitimeve të punonjësve, Haliti nuk heziton të ndaj edhe përvojën e saj 12 vjeçare në Meridian mes jetës personale, zhvillimit në karrierë dhe familjes.
“Kam filluar shumë e re, menjëherë pas përfundimit të studimeve, kam nisë punën, si pune praktike, pastaj duke kaluar në pozitën e zyrtares, koordinatores, menaxheres dhe tash e gëzoj pozitën e udhëheqëses së marketingut për Meridian Express dhe SPAR Kosova. Në anën tjetër e kam edhe jetën personale, i kam 2 fëmijë, jam shume e lumtur që në Meridian arrij të balansoj ndoshta jetën profesionale dhe jetën personale duke e pas një mirëkuptim të hatashëm, mundtë them të menaxhmentit në këtë rast që edhe familjen që e kam jashtë Meridian-it, me pas edhe një përkushtim edhe tek ajo pjesë.”
Meridian Express ka ndërmarrë iniciativa për të fuqizuar gratë në vendin e punës, duke përfshirë programe për zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen e grave të moshës së mesme në fuqinë punëtore.
Këto programe synojnë të rrisin mundësitë ekonomike për gratë dhe të promovojnë barazinë gjinore në sektorin e biznesit.
Aktualisht në rrjetin e Marketeve Meridian, janë të punësuar mbi 500 punonjës, 48% e të cilëve janë vajza dhe gra dhe 35%, në mesin e tyre janë gra të moshës së mesme (40+ vjeç).
Lidhur me nevojën dhe kontekstin shoqëror për përfshirje të grave të moshës së mesme në Kosovë, përmes ofrimit të mundësisë për kyçje në treg të punës, përmes Meridian Express, Haliti thotë:
“Para 2 viteve kemi qenë ndër kompanitë e para që kemi qenë nënshkruese të parimeve për fuqizimin e grave, iniciativë kjo globale nga UN Women, ku idea ka qenë pikërisht d.m.th përkrahja dhe fuqizimi i grave në tregun e punës. Nga kjo ka nisur edhe një iniciativë tjetër apo një projekt që tash së fundmi duke e promovu në masë më të madhe, që është promovimi i grave të moshës 40+. Krejt kjo ka rrjedhë për shkak se menjëherë pas përfundimit të luftës këto gra kanë aktualisht kanë pasur moshën 20-30 vjeç dhe nuk është që e kanë pas fokusin ndoshta shumë të madh me u kyç në tregun e punës, mirëpo ma tepër ndoshta kanë qenë të orientuara tek krijimi i familjeve dhe nuk është që kanë pas hapësirë shumë për edukim apo avancim tutje”.
Ajo po ashtu ju bëri thirrje të gjitha grave që të jenë pjesë e Meridian Express-it: “nuk ka lidhje nëse nuk kanë përvojë, për neve është shumë me rëndësi nëse ato kanë disponim dhe vullnet për me iu qasë tregut të punës, kanë disponim pozitiv për me iu bashku një kompanie siç është Meridian Express”
Për të mësuar më shumë rreth angazhimit të Meridian Express në përgjegjësinë sociale, fuqizimin e grave dhe iniciativat komunitare, ndiqni intervistën e plotë me Besa Osmani- Haliti në kanalin e Diana’ Stories në YouTube:
Ndryshe, Meridian Express është njëra nga themelueset e rrjetit CSR Kosova, organizatë kjo e themeluar në vitin 2011, e cila bashkon bizneset dhe organizatat e përgjegjshme që veprojnë në Kosovë, për të punuar bashkërisht drejtë një zhvillimi të qëndrueshëm, duke promovuar konceptin, idetë dhe implementimin e praktikave efektive që rrisin ndikimin e Përgjegjësisë Shoqërore Korporative (CSR) në shoqëri.
Anëtaret e rrjetit CSR Kosova, duke përfshirë këtu edhe Meridian Express si themeluese dhe anëtare e mesme e saj janë të përkushtuar në rritjen e rëndësisë së CSR-it në adresimin e sfidave shumë-dimensionale, me të cilat përballet shoqëria jonë, në fushat e të drejtave të njeriut dhe punëtorëve; çështjet mjedisore; luftimin e korrupsionit; dhe çështje të ndryshme të karakterit shoqëror, nën supozimin se përgjegjësia jonë vullnetare ndaj shoqërisë shkon përtej detyrimit për të respektuar rregulloret dhe ligjet në fuqi.
Duke investuar në mirëqenien e punonjësve të saj, Meridian Express ka krijuar një mjedis pune që promovon balancën mes jetës profesionale dhe personale. Kjo qasje ka rezultuar në një kulturë besnikërie, ku një numër kritik i punonjësve kanë qëndruar në kompani për periudha mbi 5-vjeçare, duke kontribuar në stabilitetin dhe suksesin afatgjatë të kompanisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përgatituni për ofertën më të madhe të vitit: "E madhe nata, e madhe zbritja!"

Koreja e Veriut raportohet se zë vendin e tretë në botë për rezerva të Bitcoin

Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për pagesa direkte, më shumë se 30 mijë fermerë do të përfitojnë

Dyert e reja të kujdesit - Laboratori Elita Plus hap pikën e re në Ulpianë

Pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, lira turke pëson goditje historike

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin