Madhësia e organit gjenital të ish-yllit të Bayern Munichut, Renato Sanches është “çmenduri” dhe “duhet të ekspozohet”, sipas ish-shokut të skuadrës Javi Martinez.
Portugezi mendohej të arrinte majat e suskesit në futboll pasi doli në skenë në Benfica dhe u rrëmbye nga Bavarezët në vitin 2016.
Megjithatë, mesfushori portugez 24-vjeçar nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë e larta të vendosura mbi supet e tij në Allianz Arena.
Sanches u huazua te Swansea City pas sezonit të tij të parë me Bayernin, por ish-asi i Benficas dështoi gjatë periudhës së tij fatkeqe në Ligën Premier.
Reprezentuesi portugez u kthye në Bayern për dy sezone të tjera përpara se të shitej te kampioni në fuqi i Francës, Lille në vitin 2019.
Ndërsa ai mund të kishte dështuar të lërë një shenjë te Bayern, duket se burrëria e Sanches me siguri ka lënë një përshtypje të qëndrueshme te ish-bashkëlojtari i klubit, Martinez.
Martinez, i cili u largua nga Bayerni në fund të sezonit të kaluar, preku të gjitha gjërat në lidhje me seksin gjatë një paraqitjeje në kanalin YouTube MostopapiTV.
“Te Bayern, Renato Sanches ishte i çmendur”, deklaroi fillimisht ai.
“Nuk i shikoj as në dhomën e zhveshjes. Organi gjenital i Renato Sanches duhet të ekspozohet diku”.
Lojtari 33-vjeçar kaloi nëntë sezone në Bayern dhe fitoi nëntë tituj të Bundesligës, dy Liga të Kampionëve, pesë Kupa të Gjermanisë dhe katër Superkupa të Gjermanisë.
Ish-mesfushori i Spanjës, i cili bëri 268 paraqitje për Bayernin, u largua nga Allianz Arena dhe nënshkroi për Katar SC verën e kaluar. /Telegrafi/