Ndërsa kërcënimi nga COVID-19 vazhdon ende dy vjet nga fillimi i pandemisë dhe shpërthimi i lisë së majmunit është larg nga kontrolli, një virus i ri po shfaqet në horizont.
Studiuesit po monitorojnë përhapjen e virusit të ri Langya henipavirus (LayV) në Kinë, ku tashmë janë raportuar dhjetëra raste.
Virusi u zbulua për herë të parë në vitin 2018 në provincat verilindore të Shandong dhe Henan, por u identifikua zyrtarisht vetëm javën e kaluar pasi Kina përjetoi një rritje të papritur të rasteve, tani në një total prej 35, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Sipas një studimi nga Instituti i Mikrobiologjisë dhe Epidemiologjisë në Pekin të publikuar javën e kaluar, rastet e virusit Langya u identifikuan pasi disa pacientë që kishin ethe dhe raportuan një histori të ekspozimit ndaj kafshëve në Kinën lindore u ekzaminuan nga zyrtarët shëndetësorë si pjesë e një projekti të mbikëqyrjes shëndetësore.
Pas identifikimit të virusit Langya në një nga tamponët e fytit të pacientit, studiuesit gjetën praninë e virusit në 35 njerëz – kryesisht fermerë – në provincat Shandong dhe Henan.
Çfarë është virusi Langya?
Virusi Langya i përket të njëjtës familje me viruset vdekjeprurëse Nipah dhe Hendra, familja Henipa-virus.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kjo familje virusesh është shumë e rrezikshme, me Nipah që vlerësohet të ketë një shkallë vdekshmërie midis 40 dhe 75 për qind – shumë më e lartë se shkalla e vdekjeve e raportuar për COVID-19.
Sidoqoftë, është e paqartë se sa i rrezikshëm mund të jetë virusi Langya për njerëzimin, pasi të gjithë pacientët që kanë kontraktuar virusin në Kinë deri më tani kanë përjetuar simptoma të lehta të ngjashme me gripin dhe nuk ka pasur viktima të raportuara.
Sipas një studimi kinez të vitit 2008, Henipa-viruset strehohen natyrshëm nga lakuriqët e natës dhe jo vetëm, por studime të tjera kanë gjetur Henipa-viruse të tjerë te lakuriqët e natës dhe brejtësit.
Cilat janë simptomat e virusit Langya?
Simptoma më e zakonshme e virusit Langya duket të jetë ethet (e përjetuar nga të gjithë pacientët), por ata të infektuar me virus raportuan gjithashtu lodhje (54 për qind e pacientëve), humbje oreksi (50 për qind), dhimbje muskulore (46 për qind), kollë (50 për qind), dhimbje koke dhe të vjella (35 për qind) pas kontraktimit të virusit.
Disa gjithashtu zhvilluan anomali të qelizave të gjakut dhe shenja të dëmtimit të mëlçisë dhe veshkave, por asnjë nga pacientët e infektuar nuk vdiq.
Si transmetohet virusi Langya?
Virusi Langya është një infeksion zoonotik – që do të thotë se virusi përhapet nga kafshët te njerëzit.
Studiuesit në Kinë janë ende duke u përpjekur për të gjetur saktësisht se cilat kafshë ishin të përfshira në transmetimin e virusit.
Dhe ndërsa është e sigurt se virusi është transmetuar nga një kafshë te një njeri, studiuesit janë ende të pasigurt nëse transmetimi nga njeriu te njeriu është fare i mundur.
Sipas shkencëtarëve kinezë, gjurmimi i kontaktit të 9 pacientëve me 15 anëtarë të familjes në kontakt të ngushtë nuk zbuloi asnjë transmetim të virusit.
Por të njëjtët studiues besojnë se kampioni i analizuar është shumë i vogël për të përcaktuar nëse transmetimi nga njeriu te njeriu është i mundur.
Si trajtohet virusi Langya?
Aktualisht nuk ka vaksina për njerëzit për Henipa-virus, megjithëse ekziston një e tillë kundër virusit Hendra për kuajt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![“Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani” – tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-380x233.jpg)
“Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani” – tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![Erdogan: “Katastrofa e shekullit” shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/thumbs_b_c_f66edfe949f53436d19c440d3dbe3580-380x233.jpg)
Erdogan: “Katastrofa e shekullit” shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë” – këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-380x233.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë” – këto janë disa nga detajet
![Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-7-780x439.png)
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/donald-TRUMP-780x439.jpg)
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive
![Erdogan:](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/thumbs_b_c_f66edfe949f53436d19c440d3dbe3580-780x439.jpg)
Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë
![Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-3-780x439.jpg)
Britania kundër idesë së Trumpit: Nuk do të lejojmë zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza
![Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_10-17-780x439.jpg)
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër