Zija Çela
U tha se për herë të parë Brukseli bënte një samit jashtë territorit të Evropës së Bashkuar. Sa bukur. o Zot, sa bukur! Por, kjo ditë na erdhi me një paralele që gjithashtu ndodhte për herë të parë në Tiranë. E shprehur qartë për vlerat e samitit dhe mikpritjen e personaliteteve të larta, opozita e bashkuar organizonte njëkohësisht një protestë politike kundër mënyrës së qeverisjes. Sado në dukje paradoksale, protesta ishte shfaqje e pazakontë e europianizimit të opinionit tonë publik, pjekurisë për të drejtat. Ndaj gjeti miratim ndërkombëtar. Sa bukur, o Zot, sa bukur!
Po, fatlume dita, nëse nuk do të përlyhej. Sepse, kushedi përse, ne sikur na i vret sytë e bukura dhe jemi mësuar ose ta dhjesim, ose ta vrasim.
U tha se pikërisht për transfertën territoriale, ky samit do të hyjë në historinë politike të Evropës. E pra, edhe Tirana. Sa mirë, o Zot, sa mirë!
Por, nuk u tha se po atë ditë, një njollë e zezë, e pashlyeshme në përmbajtjen kriminale, hyri në historinë politike të Shqipërisë. Dhunohet fizikisht lideri i opozitës, lideri që ka qindra-mijëra ndjekës, protagonisti historik i zhvillimeve tridhjetë e dyvjeçare, mbajtës i funksioneve më të larta shtetërore, politikani më afatgjatë dhe më i moshuari tashmë. Sa turp, o Zot, sa turp! Dhe, sa ogurzezë gjithashtu. Tronditje pati brenda dhe jashtë, por domethënia e plotë e këtij akti ende nuk është shkoqitur.
Kam qenë kritik qysh herët ndaj zotit Berisha, në gazeta e në televizione, sa herë nuk jam pajtuar me qëndrimet e tij. Në një rast dhune, kur u burgosën gazetarë të “Koha jonë”, më kujtohet si u shpreha në shtyp. Pasi i përmendja gazetarët emër për emër, shtoja menjëherë: “Edhe unë ndjehem me pranga në duar, përderisa …”
Por, sot atë grusht mizor e ndjej në fytyrën time. Më dhemb dhe e vuaj shpirtërisht, sepse gjithçka mizore është dhe rrëqethëse. E, kështu do të shprehesha edhe po t’i ndodhte çdo pale, jo vetëm kryetarit të PD-së, jo vetëm kryetarit të PS-së, por edhe rangjeve të tjera, bie fjala, deputetëve Balla apo Alibeaj.
Sa për të tjerat, ato të ndërgjegjes njerëzore, shëëëttt…! Në vende të çuditshme, ku rrihen pleqtë, çdo uratë është kthyer në baltë.
Gjatë rrugës së jetës, befas njeriu mund të bjerë në ujë dhe të mbytet. Por, të mbytesh nga balta që krijon vetë, është e pafalshme. Sepse, para se me të arrit te goja, e paralajmëron fundin që në hapat e parë.
O balta e Shqipërisë sonë mëkatare, baltë që mashtron për t’u dukur si mjaltë!
Me ty, prej gjithë mbrapshtive të tua trishtuese, verem bëhem valë e valë. Pa ty, dreqi ta hajë, prapë më vjen shpirti me dalë.
Kuçkë, të dua, deri në vdekje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker