Ryan Gosling bëhet pjesë e filmit "Barbie"

Ryan Gosling është gati të luajë si Ken në filmin e ri të “Barbie” që do të ketë premierën në verën e vitit të ardhshëm.
Postimet e reja në rrjetet sociale ilustruan imazhet e para të Gosling në personazhin e Ken.
Aktori kanadez është një nga aktorët e preferuar të Hollyëoodit. Ai një herë kishte deklaruar se nuk është aktor edhe aq i mirë, kështu që njerëzit ia përshtatën rolet.
“Të gjithë personazhet e mi janë unë, vetja ime. Unë nuk jam një aktor mjaft i mirë për t’u bërë personazh”, tha Gosling.
41-vjeçari duke pozuar si personazhi i Ken është fotografia e dytë e publikuar për të promovuar filmin.
Nga
Telegrafi
16/06/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































