LAJMI I FUNDIT:

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Rutte për mandatin e FSK-së, Kastrati: Deklarata e tij është politike

Shefi i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se NATO ka për detyrë të sigurojë që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të zhvillohet si një forcë efektive për çështje humanitare.

“Mandati është që të sigurohemi se FSK-ja të ketë ato për çka ka nevojë për të qenë efektive në rolin e saj humanitar në Kosovë. Ky është saktësisht mandati që NATO ka, për të ndihmuar FSK-në të zhvillohet mirë e më mirë që të jetë forcë humanitare, kur të ngriten çështje humanitare,” ka thënë Rutte.

Kjo deklaratë është komentuar nga gjenerali në pension i FSK-së, Kadri Kastrati, i cili e ka cilësuar atë si një qëndrim politik, duke thënë se është bërë për të ruajtur raportet me Serbinë.


Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira
Lexo po ashtu Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Deklarata e tij është politike, ndoshta për të mos i hidhëruar fqinjët tanë veriorë. Ai e di shumë mirë, edhe NATO e di, sepse është prezente në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në FSK. Që nga viti 2018, kur janë miratuar tri ligjet për Ministrinë e Mbrojtjes, për shërbimin në FSK dhe për FSK-në, kjo forcë ka marrë mision ushtarak”.

“Detyrat e saj kryesore janë mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit, pjesëmarrja në operacione paqeruajtëse, ruajtja e jetës dhe pronës së qytetarëve të Kosovës dhe zbatimi i urdhrave nga institucionet qendrore dhe lokale. Ky është misioni i FSK-së, njësoj si te të gjitha forcat e armatosura të vendeve anëtare të NATO-s. Por kjo deklaratë duket se është dhënë për të ruajtur raportet me Serbinë,” ka deklaruar Kastrati në emisionin FIVE në Dukagjini.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori