Premtim i ri për ndërtimin e rrugëve në mbarë vendin. Pas njoftimeve se autostrada Ohër- Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit 2023, drejtori i ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi, dha afat edhe për pikën kufitare Strugë-Qafë Thanë, e cila thotë se do të jetë gati për 15 muaj. Por, në vend të një rruge krejtësisht të re, do të rehabilitohet ajo ekzistuese ku do të shpenzohen 7,9 milionë euro.
“Mund të pohoj që këtë rrugë rajonale e presim dhe jam i bindur që do të rehabilitohet tërësisht për 15 muaj. Për momentin sipas projektit dhe afatit dhe sipas mbikëqyrjes së punimeve, jemi të bindur se për 15 muaj do të përfundojë ky projekt”, tha Ejup Rustemi- drejtor i NP për rrugë shtetërore.
Ishit të bindur se deri në fund të gushtit do të përfundonin punimet në korsinë nga Trebenishta në Ohër, por nga kjo nuk ka asgjë?
Po të shkojmë tani atje, do të shohim se po punohet në gjithë trasenë, tashmë i kemi zgjidhur problemet administrative që kishim dhe të hënën korsia nga Trebenishta deri në Ohër do të lëshohet në përdorim”, – Ejup Rustemi- drejtor i NP për rrugë shtetërore.
Rustemi thotë se shkak për vonesën e autostradës ka qenë moti, i cili nuk favorizoi punimet në terren, por vitet e kaluara ashtu si ndërtohej autostrada Ohër – Kërçovë, gjithmonë premtohej se me përmirësimin e motit, do të përshpejtohen aktivitetet ndërtimore, por rruga po ndërtohet tash tetë vjet.
“Pesë vite, kushtet atmosferike janë arsyeja për autostradën Ohër-Kërçovë? E kam fjalën për këtë periudhë, pasi jam drejtor i ndërmarrjes publike, që nga dhjetori i vitit 2020, kur në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nuk kaluan 76 projekte infrastrukturore. Kemi arritur të kemi 66 projekte infrastrukturore të përfunduara. Kemi arritur prej atyre 66 projekteve 83% t’i shpronësojmë me çka e liruam të gjithë rrugën Kërçovë-Ohër. Do të insistojmë dhe po angazhohemi që ta përfundojë deri në vitin 2023”, Ejup Rustemi-Drejtor i Rrugëve Shtetërore.
Ohër – Kërçovë ka filluar të ndërtohet në vitin 2014. Fillimisht është dashur të jetë gati në vitin 2018, më pas afati është zhvendosur në qershor të vitit 2021 dhe tani në fund të vitit 2023. Është dashur të kushtojë 378 milionë euro, por shuma është bërë dy herë më e lartë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova