Russell Simmons dhe Brett Ratner akuzohen për keqtrajtim seksual

Bashkëthemeluesi i Def Jam Recordings, Russell Simmons, është akuzuar për sulm seksual nga Keri Claussen Khalighi, e cila thotë se ishte 17-vjeçare në kohën kur ndodhi sulmi.
Ndërkaq, dyshohet se edhe Brett Ratner ishte në vendin e ngjarjes, transmeton Klan Kosova.

Keri tregoi historinë e saj në Los Angeles Times, duke përshkruar se si ajo u takua me Brett dhe Russell në vitin 1991.
Ata më vonë e çuan në një darkë në New York dhe pastaj e morën në banesën e tyre. Ajo pretendon se gjërat u kthyen seksualisht dhe se nuk pranoi.

“Shikova Brettin dhe më tha ‘më ndihmo’ dhe nuk do ta harroj kurrë atë pamje në fytyrë. Në atë moment, realizimi ra mbi mua sepse ata ishin së bashku”, citohet të ketë thënë ajo.
Keri ka theksuar se kishte kryer seks oral, duke kujtuar më pas se kur po hynte në dush, Russell e ndoqi atë dhe nisi seksin para se të bënte shaka me të.

Në ndërkohë, vet Simmons i ka mohuar akuzat.
“Gjithçka që ka ndodhur mes meje dhe Kerit ka ndodhur me pëlqimin e saj dhe pjesëmarrjen e saj të plotë”, ka deklaruar ai.













































