Rusia në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sonte ka vendosur veto ndaj rezolutës së KB-ve për të dënuar sulmet me armë kimike në Siri, raporton Reuters.
Kjo është hera e tetë që Rusia vë veto ndaj ndonjë rezolute të KS të OKB-së për Sirinë.
Në Nju Jork është mbajtur seanca e KS të OKB-së, në të cilën është votuar për rezolutën, me të cilën kërkohet nga qeveria siriane që të bashkëpunojë në hetimet për sulmin, për të cilin dyshohet se është kryer me armë kimike në provincën Idlib.
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikky Haley tërhoqi vërejtjen se vendi i saj nuk do të lejojë që përdorimi i serishëm i armëve kimike të kalojë pa përgjigje.
“Nuk do të shikojmë në anën tjerë. Po përcjellim me kujdes se çfarë po bën regjimi”, tha ajo.
Haley theksoi se Rusia po e izolon veten sa herë që aeroplanët e presidentit sirian Bashar al Assad po hedhin bomba mbi civilët. Ambasadori britanik në OKB, Metju Rajkroft tha se shkencëtarët britanikë kanë analizuar mostrat nga vendi ku ka ndodhur sulmi dhe kanë konkluduar se është përdorur gazi sarin ose substanca e ngjashme me sarinin.
Britania e Madhe për këtë arsye ndan vlerësimin e SHBA-ve se është shumë e besueshme se regjimi sirian është përgjegjës për sulmin me gaz helmues në Kan Sheikun, më 4 prill, ku humbën jetën të paktën 87 civilë, në mesin e të cilëve edhe 31 fëmijë.
Zëvendës ambasadori rus në OKB, Vladimir Safronkov e ka quajtur provokim sulmin amerikan në Siri, për të cilin tha se do të trimërojë ata që dëshirojnë zgjidhje ushtarake në konfliktin gjashtëvjeçar të Sirisë.
Safronkov tha se duhet hetuar sulmin eventual me armë kimike, ndërsa akuzoi ambasadorin britanik Metju Rajkroft, se është më shumë i interesuar për ndryshimin e regjimit në Siri se sa që në këtë vend të arrihet paqja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin – zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët