Rusia ka filluar “lojërat e luftës” më të mëdha në vitet e fundit, në tokë, ajër dhe det, në kufi me vendet më të vogla dhe më të dobëta të NATO-s.
Jo më pak se 12,000 trupa, 70 avionë luftarakë, 250 tanke dhe 10 anije luftarake janë planifikuar zyrtarisht për të bërë simulime lufte nga 14 shtatori në 20 shtator në Bjellorusi dhe Rusi, si dhe në detet Balltik dhe Barents.
Sytërvitja e koduar me emrin “Zapad 2017”, një përpjekje e përbashkët midis ushtarëve rusë dhe bjellorusë, përfshin disa prej armatimeve më të fundit ruse. Por loja e luftës bie po aq në sy, edhe për armët që mungojnë.
Megjithë një rigjallërim nën udhëheqjen e Presidentit Vladimir Putin, forcat e armatosura të Moskës ende nuk mund të dërgojnë avionë luftarakë “stealth”, apo modelet e fundit të tankeve. Dhe aeroplanmbajtësja e vetme e Rusisë, “Admirali Kuznetsov”, është gjithashtu e padisponueshme për stërvitje.
Mungesat në pajisje ndihmojnë për të shpjeguar pse Jussi Niinistö, ministri i mbrojtjes i Finlandës, e përshkroi “Zapad 2017” si një ushtrim propagandistik.
“Vendet perëndimore e kanë ngrënë plotësisht karremin,” tha Niinistö, “Ata i kanë fryrë ushtrimet aq shumë”.
Zapad 2017 është edicioni i fundit i një stërvitjeje të gjatë ushtarake, e projektuar për të “stërvitur trupat për luftime në zona të izoluara, kundër veprimeve të formacioneve të armatosura të paligjshme”, sipas ministrisë së mbrojtjes së Bjellorusisë. Putin ka planifikuar ta ndjekë personalisht stërvitjen në tokën ruse.
“Ushtrimi është thjesht mbrojtës dhe nuk vë në shënjestër ndonjë vend apo grup shtetesh”, deklaroi ministria ruse e mbrojtjes.
Por këto garanci bënë shumë pak për të qetësuar NATO-n dhe shtetet neutrale pranë zonës ku kryhet stërvitja. “Mendoj se është e qartë që po bëhemi dëshmitarë të një tjetër demonstrimi rus, të fuqisë dhe aftësive”, tha ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen. /Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë – merr kritika nga qytetarët
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!