Site icon Telegrafi

Rusia humbi 320 ushtarë vetëm ditën e fundit – Ukraina publikon edhe humbjet ruse në përgjithësi

Rusia ka humbur 320 ushtarë, tri tanke, katër automjete të blinduara luftarake dhe 24 dronë në 24 orët e fundit –sipas Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së tij ka publikuar përditësimin e tij të radhës, duke llogaritur humbjet ruse për ditën e 581 të luftës, përcjell Telegrafi.

Është e rëndësishme të theksohet se këto shifra nuk janë verifikuar ndërkohë që Moska rrallë komenton për të vdekurit e saj në luftë ose humbjet ushtarake.

Ndërkohë në përgjithësi, thotë Ukraina, Rusia tani ka humbur rreth 276,990 personel ushtarak që nga fillimi i agresionit vitin e kaluar.

Ndërsa sa i përket pajisjeve, ajo pretendon se humbjet e Rusisë në luftë janë:

Tanke: 4,675 (+3 në ditën e kaluar)

Mjete luftarake të blinduara: 8,950 (+4)

Sisteme të artilerisë: 6,337 (+38)

Hedhës me raketa (RSZV): 792 (+0)

Pajisjet e mbrojtjes ajrore: 534 (+1)

Aeroplanë: 315 (+0)

Helikopterë: 316 (+0)

UAV të nivelit operativo-taktik: 4,948 (+24)

Raketat e lundrimit: 1,529 (+0)

Anije/varka: 20 (+0)

Nëndetëset: një (+0)

Pajisje automobilistike dhe kamionë cisternë: 8,792 (+29)

Pajisje speciale: 927 (+2) /Telegrafi/

Exit mobile version