Rusia hodhi poshtë në OKB akuzat amerikane që e bëjnë përgjegjëse për përdorimin e armëve kimike nga regjimi sirian dhe u kundërpërgjigj duke përsëritur propozimet e saj për një mekanizëm të hetimit ndërkombëtar vërtet të pavarur.
Gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit, organizuar menjëherë me kërkesë të Rusisë, ambasadori rus i Kombeve të Bashkuara, Vassily Nebenzia theksoi se sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson kishte bërë deklarata kundër regjimit sirian duke bërë përgjegjës Damaskun për një sulm tjetër kimik të dyshuar kundër një enklave rebele në Gutalin Lindor dhe duke u përpjekur për të përfshirë gjithashtu Rusinë.
“A nuk është e çuditshme që kjo ngjarje, që mbetet për t’u konfirmuar, përkon me takimin në Paris mbi armët kimike”, theksoi ambasadori rus.
“Kjo është një koincidencë e habitshme”, shtoi ai.
Gjatë këtij takimi, ai hodhi idenë për një organ ndërkombëtar hetimi mbi përdorimin e armëve kimike në Siri, që do të zëvendësojë ekspertët ndërkombëtarë të grupit JIM, mandati i të cilëve nuk mund të rinovohet për shkak të vetos ruse.
“Rusia, mbështetëse e regjimit sirian të Bashar al-Assad, të mbajë përgjegjësi për sulmet kimike në Siri”, deklaroi dje kreu i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
Mënyra e përsosur, por e ngadaltë, për të zier një vezë - sipas shkencës
Erdogan: "Katastrofa e shekullit" shkaktoi 104 miliardë dollarë humbje direkte për Turqinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër