LAJMI I FUNDIT:

BE: Rusia dhe Kina po dezinformojnë me ‘diplomacinë e vaksinave’

BE: Rusia dhe Kina po dezinformojnë me ‘diplomacinë e vaksinave’

Bashkimi Evropian thotë se Rusia dhe Kina kanë shtuar fushatat e “dezinformimit të sponsorizuar nga shteti” me qëllim të denigrimit të vaksinave kundër COVID-19 të zhvilluara nga vendet perëndimore.

Sipas BE-së, përmes këtyre fushatave, këto dy vende, kanë për qëllim edhe promovimin e vaksinave të tyre.

“E ashtuquajtura ‘diplomaci e vaksinave’ synon të dëmtojë besimin në vaksinat e bëra nga Perëndimi, në institucionet e BE-së dhe strategjitë e vaksinimit perëndimor/evropian. Që nga dhjetori, mediet ruse, autoritetet dhe kompanitë shtetërore janë bashkuar për të promovuar vaksinën ‘Sputnik V’ duke përdorur mesazhe armiqësore ndaj BE-së”, thuhet në një raport të Shërbimit të Jashtëm të BE-së.


“Mediet pro-Kremlin, duke përfshirë llogarinë zyrtare të ‘Sputnik V’ në Twitter, janë përpjekur të minojnë besimin e publikut në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) dhe të hedhin dyshime mbi procedurat e saj dhe paanshmërinë politike”, vlerëson Bashkimi Evropian.

Siç thuhet në raport, Kina po promovon vaksinat e saj si “më të përshtatshme për vendet në zhvillim”, përfshirë ato në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka shfaqur “retorikë mashtruese” në lidhje me sigurinë e vaksinave perëndimore dhe madje edhe mbi origjinën e Coronavirusit.

Shpërndarja e vaksinave në bllokun evropian është përballur me kritika për shkak të mungesës së furnizimit.

Ka pasur gjithashtu shqetësime në lidhje me sigurinë e disa vaksinave – veçanërisht AstraZeneca – për lidhje me mpiksje të rralla të gjakut dhe disa vende kanë kufizuar përdorimin e saj.

Brukseli këmbëngul se furnizimet tani po shtohen dhe blloku synon të vaksinojë 70 për qind të të rriturve deri në fund të korrikut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori