Një sulm rus goditi një fabrikë dronësh Bayraktar në Kiev natën e 27-28 gushtit.

Gjatë sulmeve ruse është bombarduar fabrika për prodhimin e dronëve Bayraktar në Kiev gjatë natës së 27-28 gushtit, transmeton Telegrafi.


Ihor Zinkevych, bashkëthemelues i organizatës joqeveritare Varta-1 dhe anëtar i Këshillit të qytetit tha se ishin regjistruar dy sulme, duke shkaktuar dëme serioze në objektet e prodhimit, megjithëse shkalla e saktë e shkatërrimit nuk dihet ende.

"Pavarësisht luftës dhe sulmeve të mëparshme, kompania vazhdoi të investonte dhjetëra miliona nga fondet e veta dhe të trajnonte stafin dhe të përgatitej për prodhim. Shumica e objekteve ishin tashmë pothuajse gati, dhe stafi kryesor kishte përfunduar trajnimin e tyre", shtoi ai.

Ky është sulmi i katërt në fabrikë në gjashtë muajt e fundit.  Shtatëdhjetë dronë rusë u rrëzuan nga interceptues në Kiev gjatë sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë natën e 27-28 gushtit - një rekord i ri për numrin e dronëve të shkatërruar brenda një nate të vetme.