Rritja enorme e çmimeve për çdo sektorë është një goditje tjetër për ekonominë e Kosovës pas asaj të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Kjo krizë e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, pritet të ketë ndikime negative në ekonominë e vendit tonë për këtë vit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se parashikimet e normës së zhvillimit ekonomik për vendin që janë bërë nga institucione ndërkombëtare financiare si FMN dhe Banka Botërore janë reale.
Megjithatë, ai thotë se këto vlerësime mes 3 dhe 4 për qind të rritjes ekonomike, janë edhe një mesazh për Qeverinë e Kosovës.
“Ka vlerësime nga 2.5 për qind prej Fondit Monetar, 3 për qind deri 4 për qind nga Banka Botërore, Instituti Ekonomik i Vjenës është aty afër me vlerësimet e Bankës Botërore. Por, besoj që nëse merren parasysh rrethanat është e arritshme dhe njëkohësisht është edhe mesazh që të kemi më shumë aktivitete ose shtim të investimeve kapitale, lehtësira të tjera për biznese, promovim më të madh të eksportit në mënyrë që të amortizohen efektet që po i shkakton rritja e çmimeve”, thotë Rukiqi.
Sa i përket rritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, procedurat për të cilin janë në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës me rishikimin e një grupi ligjesh të tjera, Rukiqi thekson se është e pranueshme për rrethanat ekonomike që i ka vendi.
“Ne konsiderojmë se paga minimale është e pranueshme për rrethanat ekonomike që i ka vendi. Ka qenë në diskutim për disa vite, këtë vit është miratuar. Ka pasur edhe një konfirmim tonën në Këshillin Ekonomik Social dhe vlerësojmë se nuk është ndonjë pengesë për bizneset që ne i përfaqësojmë”, thekson ai.
Për inflacionin që ka arritur deri në 10 përqind në vend, ai thotë se është e paprecedent për ekonominë e vendit tonë.
“Inflacioni është paprecedent për ekonominë e vendit tonë, për shkak se është goditje e dyfishtë. Goditja nga pandemia e cila e ka ndikuar fuqinë blerëse për një kohë. Normalisht është goditje tani për shkak të rrethanave nga lufta në Ukrainë, e cila tani po ndikon fuqishëm në mënyrë negative nivelin e çmimeve edhe në Kosovë. Kështu që një pjesë të produkteve ne nuk e importojmë direkt nga Ukraina, por vet tregu është çrregulluar dhe derisa ne i importojmë ato produkte në tregjet e ndryshme, edhe i marrim me çmime më të larta, kjo po ndikon negativisht në ekonominë tonë”, thotë ai.
I pari i OEK-ut, Rukiqi ka thënë po ashtu se rritja e çmimeve në sektorin e ndërtimit ka ndikuar edhe në sektorë të tjerë.
“Është pak për shqetësim, për shkak se ne i kemi një situatë që sektori i ndërtimit ndikon në shumë sektorë të tjerë. Dhe kjo do të ndikojë edhe në koston e asaj se çka blihet si patundshmëri, ose çka ndërtohet, mirëpo njëkohësisht ndikon edhe në sektorë të tjerë për shkak se mund të ndikojë në fuqinë blerëse dhe pastaj kjo zbehë performancën e sektorëve të cilët janë të lidhur me ndërtimin ose që janë në zinxhirin e sektorit të ndërtimit”, ka thënë ai.
Sa i përket krizës dhe rritjes së inflacionit në Kosovë, qeveria ka marrë vendim për ndarjen nga 100 eurove për punëtorët në sektorin e privat e publik, për pensionistët dhe studentët. Ndërkaq, 100 eurot nuk janë ndarë ende për punëtorët sektorit privat dhe studentët. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët