LAJMI I FUNDIT:

Rugova optimist për fitoren kundër Teodos

Rugova optimist për fitoren kundër Teodos

Granit Rugova ndjehet optimist se do të triumfojnë kundër skuadrës malazeze.

Njëri ndër basketbollistët kryesor të skuadrës prizrenase të Bashkimit, Granit Rugova, para ndeshjes së rëndësishme që skuadra e tij e zhvillon sonte, si mysafire e Teodos nga Mali i Zi në Tivat, e vlefshme për Ligën Ballkanike, ka dhënë mendimin e tij lidhur me këtë ndeshje.
“Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje dhe në Mal të Zi kemi udhëtuar për të luajtur mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, sepse vetëm kështu mund të kthehemi me pikë të plota. Ne e kemi analizuar lojën e tyre dhe trajneri na ka dhënë secilit prej nesh detyrat tona dhe nëse ne i realizojmë ato nuk dyshoj se do të shënojmë fitore. Jam optimist se do ta regjistrojmë fitoren e dytë radhazi në BIBL”, ka thënë Rugova.

Duhet theksuar se gjatë kësaj jave edhe kampionia në fuqi e Ligës Ballkanike, Sigal Prishtina do të luaj
xhiron e dytë të BIBL, kur të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00 e pret Kozuv-in nga Maqedonia, kurse Peja më 28 tetor do ta luaj ndeshjen e xhiros së dytë, kur është nikoqire e Teodo-s.