LAJMI I FUNDIT:

Rubio paralajmëron Rusinë: Edhe disa javë dhe do të ndryshojmë qasje ndaj jush

Rubio paralajmëron Rusinë: Edhe disa javë dhe do të ndryshojmë qasje ndaj jush

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë brenda disa javësh nëse Rusia është vërtet e interesuar për të negociuar paqen me Ukrainën.

“Ne do ta dimë brenda disa javësh, jo muajsh, nëse Rusia është serioze për paqen”, tha ai gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se koha për përparim diplomatik po mbaron.

Sekretari i Shtetit paralajmëroi se, nëse Moska po përdor negociatat vetëm si një taktikë për të fituar kohë, administrata e presidentit, Donald Trump do të duhet të rishikojë qasjen e saj.


“Nëse kjo është thjesht një taktikë vonese nga Rusia, presidenti Trump nuk është i interesuar”, tha kryediplomati amerikan, duke lënë të kuptohet se Uashingtoni nuk do të tolerojë pasiguri të zgjatur në konflikt.

Rubio shtoi gjithashtu se, nëse Rusia nuk tregon përkushtim të sinqertë për bisedimet e paqes, Shtetet e Bashkuara do të duhet të “rishqyrtojnë pozicionin tonë” mbi këtë çështje. Megjithatë, ai nuk dha detaje mbi masat specifike që mund të merren.

Këto deklarata vijnë mes përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje për krizën. Kremlini ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj komenteve të Rubios.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Azia

"Në varrimin e Papës së Paqes", kryeministrja italiane komenton takimin Trump-Zelensky

Evropa
Mbi 67 mijë pakistanezë mund të humbasin Haxhin - qeveria ka bërë pagesat në llogari të gabuar

Mbi 67 mijë pakistanezë mund të humbasin Haxhin - qeveria ka bërë pagesat në llogari të gabuar

Azia
Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Disa të vdekur pasi automjeti përplaset me turmën në një festival rrugor në Vancouver

Amerika
Kryeministri kanadez reagon pas tragjedisë në festivalin rrugor në Vancouver

Kryeministri kanadez reagon pas tragjedisë në festivalin rrugor në Vancouver

Amerika
Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Miliarderi që mbështet Trumpin: Amerika është një markë, tani e kemi rrezikuar me tarifat

Amerika
Kalo në kategori